Gjilan: Vdekje në rrethana të paqarta, trupi dërgohet në obduksion

Një person mashkull është gjetur pa shenja jete rreth orës 12:00 në Gjilan. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes. Rasti është…

Lajme

08/02/2026 09:20

Një person mashkull është gjetur pa shenja jete rreth orës 12:00 në Gjilan. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe mbetet nën hetime nga organet kompetente.