Gjilan: Shpërndahen 200 pako ushqimore për familjet në nevojë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Gjilanit ka pranuar sot një donacion prej 200 pakove ushqimore nga organizata “Islamic Relief”, të cilat ua ka shpërndarë familjeve në nevojë.

Lajme

21/06/2016 17:36

Pas shpërndarjes së këtyre pakove, drejtori i Shëndetësisë, Nexhat Hajrullahu, e ka falënderuar organizatën “Islamik Relief” për këtë donacion, i cili si i tillë ua lehtëson jetën familjeve në nevojë, shkruan lajmi.net.

Gjatë këtij muaji, Komuna me donatorët ka shpërndarë edhe dhjetëra pako të tjera ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale, derisa javën e ardhshme pritet të shpërndaj edhe pako të tjera./lajmi.net