Gjilan: Shkoi për të votuar pasi u mbyllën vendvotimet pastaj e sulmoi policin që po e arrestonte, arrestohet dhe lirohet i dyshuari

Një person në Gjilan ka shkuar të votoj në ora 20:30, një orë e 30 minuta pasi janë mbyllur vendvotimet. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e policëve për të larguar e më pas tentoi ta sulmoj zyrtarin policor. I dyshuari u arrestua dhe pas intervistimit u lirua në…

Lajme

10/02/2025 10:21

Një person në Gjilan ka shkuar të votoj në ora 20:30, një orë e 30 minuta pasi janë mbyllur vendvotimet.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e policëve për të larguar e më pas tentoi ta sulmoj zyrtarin policor.

I dyshuari u arrestua dhe pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt, shkruan lajmi.net.

“Gjilan 09.02.2025-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  kishte shkuar në qendër votimi  edhe pse qendra ishte mbyllur dhe nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu larguar duke  tentuar të sulmoj zyrtarin policor. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/