Gjilan: Rrënohet një objekt me rrezikshmëri të lartë në lagjen “Dheu i Bardhë”
Drejtorati i Inspekcionit në Gjilan ka rrënuar një objekt trekatësh në lagjen “Dheu i Bardhë”, i cili sipas autoriteteve paraqiste rrezik të madh për banorët e zonës. Drejtori për Inspekcion, Isa Agushi, ka bërë të ditur se objekti ishte identifikuar si i rrezikshëm pas ankesave të qytetarëve dhe vlerësimeve nga organet kompetente. “Ky objekt trekatësh…
Lajme
Drejtorati i Inspekcionit në Gjilan ka rrënuar një objekt trekatësh në lagjen “Dheu i Bardhë”, i cili sipas autoriteteve paraqiste rrezik të madh për banorët e zonës.
Drejtori për Inspekcion, Isa Agushi, ka bërë të ditur se objekti ishte identifikuar si i rrezikshëm pas ankesave të qytetarëve dhe vlerësimeve nga organet kompetente.
“Ky objekt trekatësh paraqiste rrezik të lartë për banorë dhe pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimit se paraqiste rrezik sidomos për fëmijët, është rrënuar”, ka deklaruar Agushi.
Sipas tij, objekti i braktisur në rrugën “Salih Aga” rrezikonte të shembej vetë dhe paraqiste rrezik të vazhdueshëm për banorët e lagjes.
“Ky objekt-gërmadhë në rrugën ‘Salih Aga’ mund të shembej vet dhe paraqiste rrezik për banorët, sidomos për fëmijët e lagjes”, ka shtuar ai.
Agushi ka theksuar se rrënimi është bërë në mënyrë të kontrolluar nga inspektorët kompetentë, ndërsa pas ndërhyrjes është bërë edhe pastrimi i hapësirës përreth objektit. /Lajmi.net/