Gjiganti i Seria A me ofertë ‘tunduese’ për Lionel Messin

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar një ofertë mjaftë të lartë nga gjiganti italian Inter.

Sport

03/11/2020 19:38

Argjentinasi është i lidhur me largimin nga “Camp Nou”, pavarësisht dorëheqjes së presidentit Josep Maria Bartomeu, transmeton lajmi.net.

Kontrata momentale i skadon në verën e vitit 2021 dhe në afatin e janarit do t’i lejohet të bisedojë me top klubet evropiane.

Manchester City shihet si destinacioni i mundshëm, mirëpo edhe Interi ka bërë një ofertë ‘tunduese’ për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Sipas OK Diario, Interi i ka dërguar ofertën Messit, derisa vlera nuk është bërë e ditur.

Mbetet të shihet në verën e ardhshme nëse Messi do përfundojë aventurën me Barcelonën, apo do ndryshojë dhe do i mbetet besnik skuadrës./Lajmi.net/