Gjiganti anglez ofron 70 mln euro për Aubameyangin
Borussia Dortmund është pajtuar me faktin se Pierre Emerick Aubameyang do të largohet gjatë kësaj vere.

Sport
Skuadra nga ‘Signal Iduna Park’ ka filluar të shqyrtojë ofertat që po i vijnë në drejtim të sulmuesit nga Gaboni.
Pas PSG dhe Manchester United, ofertë Borussia Dortmundit i ka bërë edhe Manchester City.
Raportohet se Manchester City i ka ofruar Dortmundit 70 milionë euro për sulmuesin 27 vjeçar, që fitoi Këpucën e Artë në Bundesligë edicionin e fundit, duke mposhtur edhe Robert Lewandowskin e Bayern Munich./Lajmi.net/