Gjesti me vallëzim sensual, shkakton të qeshura te banorët
Banorët e Big Brother VIP Albania kaluan disa çaste teje gazmore, duke e mbushur shtëpinë plot të qeshura. Djemtë e shtëpiasë u veshën me rroba femrash dhe vendosën grim në fytyrë, duke krijuar një atmosferë shumë argëtuese. Laerti ishte ai që ra në sy më shumë me rolin e tij, duke i bërë banorët të…

ShowBiz
Banorët e Big Brother VIP Albania kaluan disa çaste teje gazmore, duke e mbushur shtëpinë plot të qeshura.
Djemtë e shtëpiasë u veshën me rroba femrash dhe vendosën grim në fytyrë, duke krijuar një atmosferë shumë argëtuese.
Laerti ishte ai që ra në sy më shumë me rolin e tij, duke i bërë banorët të qeshin me shakatë dhe veprimet e tij të papritura.
Por Laerti nuk ishte i vetmi që solli humor. Gjesti i bëri banorët të qeshin me shfaqjen e tij të veçantë.
Ai doli para tyre në oborrin e shtëpisë i veshur me rroba vajzash dhe me grim të theksuar në fytyrë.
Kërcente në mënyrë sensuale, duke shkaktuar të qeshura të mëdha tek të gjithë banorët që ishin ulur dhe po e shikonin.
Gjesti nuk mund të ndalej dhe vazhdoi me performancën e tij, duke krijuar një atmosferë tjetër plot humor dhe energji pozitive.
Ky moment i veçantë shpërndau shumë humor dhe bëri që të gjithë banorët të ndiheshin më të lidhur dhe të qeshnin së bashku.