Gjesti i prerë me Eglin sa i përket raportit të tyre: Nuk të kam premtuar asgjë

Po vjen fundi i Big Brother, por marrëdhënia e Gjestit me Egli Takon duket se është akoma e paqartë. Ata nuk kanë sqaruar akoma raportin e krijuar, ku banorja po shpreson për diçka më shumë edhe jashtë shtëpisë. Ndonëse këngëtari pejan ia ka bërë me dije, ajo po insiston dhe po kërkon llogari nga ai.…

ShowBiz

10/04/2025 11:26

Po vjen fundi i Big Brother, por marrëdhënia e Gjestit me Egli Takon duket se është akoma e paqartë.

Ata nuk kanë sqaruar akoma raportin e krijuar, ku banorja po shpreson për diçka më shumë edhe jashtë shtëpisë.

Ndonëse këngëtari pejan ia ka bërë me dije, ajo po insiston dhe po kërkon llogari nga ai.

“Nuk jam e lënduar, s’ke bërë gjë për të më lënduar. Ndihem çuditshëm se s’po dukesh i qartë”, u shpreh Egli në një bisedë natën vonë me Gjestin.

“Po ndihem keq kur po të shoh keq. Ke mendime shumë të këqija. S’të kam dhënë asnjë premtim. Jashtë e ke më lehtë. Të kam treguar. Nëse nuk na shkon, nuk shkon. Nuk shkon asgjë me zor”, tha ai ndër të tjerash.

Duket se lidhja e tyre ka mbetur pezull, edhe pse artisti ia ka bërë me dije se nuk dëshiron të ketë asgjë më shumë me të.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë e gjithë kjo histori.