Gjesti fantastik i Sterling, ja ku e ka dërguar topin e ‘hat-trikut’

Raheem Sterling ka një tjetër dhuratë për nënën e tij pas shënoi një hat-trik të shpejtë në fitoren e thellë të Manchester Cityt ndaj Atalantas.

Sport

23/10/2019 18:18

Sulmuesi anglez arriti që brenda 11 minutave të kompletoi hat-trikun në fitoren 5:1 të skuadrës së Pep Guardiolas.

Ishte hat-triku i pestë për 24 vjeçarin në paraqitjet për klubin dhe kombëtaren, i katërti brenda këtij viti kalendarik dhe i dyti këtë sezon, duke i mundësuar atij fitimin e një tjetër topi në koleksionin e tij.

Sterling ka vendosur se të gjitha topat e fituar nga hat-trikat, t’i dërgojë në Xhamajka, në shtëpinë e nënës së tij.

“Ata janë në shtëpinë e nënës sime në Xhamajka”, ka thënë Sterling, duke folur për topat e fituar në të kaluarën, përcjell lajmi.net.

“Unë i kam vendosur ata në një kuti të vogël qelqi dhe kam blerë edhe gjashtë tjera në rast se shënoi sërish hat-trik. Kështu që do t’ia dhuroj nënës sime”./Lajmi.net/