Gjesti dhe Leo shfaqen me veshje të çuditshme për performancën e tyre në “Talent Show” në BBVK

Gjesti dhe Leo janë duke u përgatitur për një paraqitje të veçantë në sfidën e ‘Vëllait të Madh’, e cila do të zhvillohet në kuadër të programit ‘Talent Show’. Performanca e tyre ka filluar të merrte formë që mbrëmë, kur të dy filluan provat për këndimin. Duke shfaqur një stil të veçantë dhe të papritur,…

ShowBiz

12/12/2024 10:50

Gjesti dhe Leo janë duke u përgatitur për një paraqitje të veçantë në sfidën e ‘Vëllait të Madh’, e cila do të zhvillohet në kuadër të programit ‘Talent Show’.

Performanca e tyre ka filluar të merrte formë që mbrëmë, kur të dy filluan provat për këndimin.

Duke shfaqur një stil të veçantë dhe të papritur, Gjesti ka zgjedhur një veshje të çuditshme për këtë performancë: ai është parë të veshur me një sako të një prej vajzave të shtëpisë.

Ky detaj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e shikuesve dhe fansave, duke u shndërruar në një moment interesante para se të nisin sfidat.

Ndërkohë, Leo është gjithashtu i gatshëm të përballet me këtë sfidë, duke treguar përkushtim në përgatitjet për këndimin, ndërsa dyshja pritet të ofrojë një performancë që do të mbetet në memorien e audiencës.

Të dy, me stilin e tyre të veçantë dhe energjinë pozitive, janë të gatshëm të sfidojnë publikun dhe jurinë në këtë nismë të re të ‘Vëllai i Madh’.