Gjesti debat me produksionin: Çka keni more vëlla?
Një video që ka shpërthyer në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e fansave të “Big Brother VIP Albania”, ku protagonisti i momentit është banori Gjesti. Në pamjet e shpërndara, ai shihet i shtrirë në sallon, pas një kolltuku, kur regjia e shfaq spektaklit i drejtohet me një paralajmërim të njohur për të gjithë ata që…

ShowBiz
Një video që ka shpërthyer në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e fansave të “Big Brother VIP Albania”, ku protagonisti i momentit është banori Gjesti.
Në pamjet e shpërndara, ai shihet i shtrirë në sallon, pas një kolltuku, kur regjia e shfaq spektaklit i drejtohet me një paralajmërim të njohur për të gjithë ata që ndjekin emisionin.
“Gjesti, kujdes mikrofonin,” është komenti që regjia i drejton atij, një mesazh që zakonisht përdoret për të ndaluar banorët të bëjnë veprime që mund të shkelin rregullat e spektaklit, si diskutime të papërshtatshme ose veprime të padëshiruara.
Megjithatë, në këtë rast, Gjesti nuk po bënte asgjë të veçantë, vetëm po qëndronte i shtrirë, duke u habitur nga ndërhyrja.
Me nervozizëm, Gjesti ka reaguar ndaj komentit të regjisë, duke iu drejtuar kamerës dhe duke thënë: “Çfarë jam duke bërë more vëlla? Këtu çfarë bëra? Çka keni more vëlla?”
Ky moment ka shkaktuar shumë reagime dhe diskutime mes ndjekësve të spektaklit, duke nxjerrë në pah tensionet dhe atmosferën që mbizotëron mes banorëve të “Big Brother”.
Gjesti vs. Vllau madh💥🥊 #bbvipal #bbvipal4 pic.twitter.com/QxMR2jnpKG
— Nina.Ya (@Ya_Ninaaa) March 27, 2025