Gjest i mirë i një qytetari në Klinë: Gjeti një kuletë të humbur dhe e dorëzoi në Polici, pronari merr atë dhe paratë
Me datë 27.05.2025, në Stacionin Policor Klinё, qytetari Pal Berisha nga fshati Dugojevё-Klinё, kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur, në kuletё kishte të holla në shumë prej dyzet e dy (42) euro dhe dokumente personale. Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është…

Lajme
Me datë 27.05.2025, në Stacionin Policor Klinё, qytetari Pal Berisha nga fshati Dugojevё-Klinё, kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur, në kuletё kishte të holla në shumë prej dyzet e dy (42) euro dhe dokumente personale.
Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla dhe dokumentet personale.
Policia e Kosovës, ka falënderuar qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.