Gjersa Peci shpërndan kah 100 mijë euro, gratë greviste të Kuvendit vazhdojnë “luftën” me lot në sy për bukën e gojës
Sot po shënohet java e nëntë me radhë që kur punëtorët teknike të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë. Këto gra që për vite janë përkujdesur për mirëmbajtjen e Kuvendit të Kosovës, prej shumë javësh janë lënë në harresë, anipse po qëndrojnë para syve të krerëve të shtetit. Zonjat në fjalë po kërkojnë rritje…
Lajme
Sot po shënohet java e nëntë me radhë që kur punëtorët teknike të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë.
Këto gra që për vite janë përkujdesur për mirëmbajtjen e Kuvendit të Kosovës, prej shumë javësh janë lënë në harresë, anipse po qëndrojnë para syve të krerëve të shtetit.
Zonjat në fjalë po kërkojnë rritje page sepse paga prej 250 euro të cilën e marrin tash e sa vite është e pamjaftueshme për jetesë.
Por sikurse edhe të premten, ato as sot nuk janë lënë të futen brenda Kuvendit, anipse atyre u munduan t’u thonë kinse punëtoret e tjera që ishin vendosur për të pastruar objektin ishin sjellë vetëm për një ditë.
Njësoj edhe sot ato u lanë jashtë , ndërsa punëtoret e tjera po kryenin punën brenda.
Jusuf Azemi të premten tha për lajmi.net se as nuk janë lajmëruar për një vendim të tillë dhe se një gjë e tillë do të përbënte shkelje ligjore. Pra në rast se këto punëtore teknike janë zëvendësuar pa paralajmërim, siç edhe duket se ka ndodhur.
Derisa po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës në temperatura tejet të ulta, aty patie dhe momente tejet të ndjeshme.
Njëra prej grave greviste shpërtheu edhe në lot, si shkak i padrejtësive që po u bëhen tash e sa javë.
Gruaja nuk arriti që t’i mbajë do lotët, pasi sigurisht paga e ulët të cilën e merr tash e sa kohë i duhet për të mbajtur gjallë gjithë familjen.
Punëtore teknike të Kuvendit të Kosovës as nuk janë ftuar në takim as nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, as nga kryeministri Albin Kurti e atyre përballë u kaloi një ditë edhe presidentja Vjosa Osmani. Osmani madje as nuk ndaloi që të bisedonte me to.
E derisa ministri i Bujqësisë u përkujdes ditë më parë që të ndante grant 100 mijë euro për vëllain e deputetes Fitore Pacolli, gratë greviste vazhdojnë “luftën” e tyre për bukën e gojës, për mbijetesën e ditëve të vështira në Kosovë, në përballje me çmime të larta e jetë tejet të shtrenjt./Lajmi.net/