Gjermanja vjen në Kosovë për gjakovarin, ai e bënë për spital

Një shtetase gjermane ndodhet në Kirurgjinë Torarkale në QKUK, pas lëndimeve të rënda që ka marr nga i dashuri i saj shqiptar, por është jashtë rrezikut për jetë.

Lajme

18/06/2015 22:03

Lëndimet e saj trupore janë me mjete të ndryshme, por ka nga to që janë shkaktuar me maje të thikës, e meqë është goditur me mjete të forta asaj i është shkaktuar edhe ajër në mushkëri, raporton lajmi.net.

Ajo kishte ardhur dy muaj më parë në Kosovë për të vizituar të dashurinë e saj, e siç deklaron ajo, ai e ka sulmuar për shkaqe xhelozie.

Përveç sulmit me mjete nga më të ndryshimet edhe e ka mbajtur të ngujuar në banesë.

Policia konfirmon se sulmuesi është dërguar në mbajtje.(lajmi.net)