Gjermania vendos pikë kufitare me Austrinë

17:48 | 13 Shtator 2015

Gjermania ka vendosur që të suspendojë marrëveshjen e lëvizjes së lirë të Shëngenit. Autoritetet gjermane kanë vendosur që të rivëjnë kontrollin kufitar me Austrinë,vend nga i cili hyjnë dhjetëra mijëra refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Ballkani. Këto njoftime i bënë sot gazetat Bild dhe Spiegel,transmeton portali shqip ONLINE.

Ministri i brendshëm gjerman Thomas de Maizière do të paraqitet këtë pasdite në një konferencë për shtyp për të dhënë lajmin dhe për të dhënë detajet.”Policia federale është në gjendje alarmi.Ata do të dërgohen në Baviere,kufirin gjermano-austriak dhe për një kohë të pacaktuar do të vëjnë pikën kufitare”,shkruan Spiegel në versionin online.

Vetëm dy javët e fundit 63.000 refugjatë kanë arritur në qytetin gjerman Mynhen.Gjermania sivjet ka thyer rekordin në pritjen e rreth 800.000 refugjatëve./online