Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Gjermania shënon rreth 1,000 raste të Covid-19 për 24 orë

8:53 | 1 Gusht 2020

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar shtatë të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,148, shkruan “The Guardian”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 955 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 209,653.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.