Gjermania regjistron 252 raste të reja me COVID-19
Gjermania ka regjistruar 252 raste të reja me COVID-19.

Bota
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 252 në 184.193, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 16 në 8.674, tregoi raporti. /Lajmi.net/