Gjermania regjistron 2.639 raste të reja me COVID-19
Gjermania ka shënuar rritje të numrit të rasteve ditore me COVID-19.
Bota
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 2,639 në 303,258, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 12 në 9,546, tregoi shifra. /Lajmi.net/