Gjermania njofton për zhbllokimin e CEFTA-s, vjen reagimi i Sarrazin dhe Baerbock

Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ka bërë të ditur se tashmë  trupat e CEFTA-s kanë ndryshuar Rregullat e procedurës dhe kanë miratuar suksesshëm 11 vendime. Për këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “X”, Sarrazin tha se pret një Samit të suksesshëm javën e ardhshme. “Lajmi i mirë. Ky zhbllokim i vendimmarrjes në CEFTA…

Lajme

09/10/2024 14:22

Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ka bërë të ditur se tashmë  trupat e CEFTA-s kanë ndryshuar Rregullat e procedurës dhe kanë miratuar suksesshëm 11 vendime.

Për këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “X”, Sarrazin tha se pret një Samit të suksesshëm javën e ardhshme.

“Lajmi i mirë. Ky zhbllokim i vendimmarrjes në CEFTA ka ardhur pasi Kosova ka pranuar ofertën gjermane për heqjen e masës së sigurisë për mallrat që futen nga Serbia në këmbim të zëvendësimit të UNMIK-ut me Kosovën në CEFTA”, ka shkruar Sarrazin.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock e cila tha se Ballkani Perëndimor po afrohet më shumë së bashku.

Tutje ajo u shpreh se duke u arritur kjo po hapet rruga për përmirësime konkrete për njerëzit në terren.

“Ballkani Perëndimor po afrohet më shumë së bashku. Në Procesin e Berlinit ne arritëm të zgjidhim nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA së bashku. Duke bërë këtë, ne po hapim rrugën për përmirësime konkrete për njerëzit në terren. Dhe forcimin e Europës sonë të përbashkët”, ka shkruar Baerbock. /Lajmi.net/