Gjermania merr vendim, ulë taksën e naftës dhe benzinës për dy muajt e ardhshëm
Gjermania do të ulë përkohësisht taksat mbi naftën dhe benzinën me rreth 0.17 euro për litër për një periudhë dy mujore, në përpjekje për të zbutur rritjen e çmimeve të shkaktuar nga tensionet dhe konflikti me Iran. Lajmi u bë i ditur nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili paralajmëroi se ndikimet ekonomike të konfliktit…
Bota
Gjermania do të ulë përkohësisht taksat mbi naftën dhe benzinën me rreth 0.17 euro për litër për një periudhë dy mujore, në përpjekje për të zbutur rritjen e çmimeve të shkaktuar nga tensionet dhe konflikti me Iran.
Lajmi u bë i ditur nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili paralajmëroi se ndikimet ekonomike të konfliktit do të ndihen për një kohë të gjatë. “Do t’i ndiejmë pasojat e luftës me Iranin edhe për shumë kohë,” u shpreh ai.
Duke komentuar humbjen e Viktor Orban në Hungari , Merz tha se “rezultati i zgjedhjeve dërgon sinjale të rëndësishme kundër populizmit të krahut të djathtë”.
Kancelari gjermane tha gjithashtu se masat e tjera të dakordësuara nga partnerët e koalicionit gjatë fundjavës, siç është projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor , do të votohen në fund të prillit.