Gjermania i del në ndihmë Ukrainës, kjo është sasia e armëve që pritet t’ia dërgojë

Gjermania është duke parë mundësinë që të dërgojë armë në Ukrainë, jo mënyrë direkte por përmes një vendi të tretë.

Bota

26/02/2022 18:31

Qeveria e Gjermanisë është në bisedime për miratimin e dorëzimit të 400 granata-hedhësve në Ukrainë nga një vend i tretë, por asnjë vendim nuk është marrë ende, thotë Ministria eMbrojtjes e vendit.

Nëse do të zbatohej kjo ide, do të sinjalizonte një ndryshim të madh të politikës pasi Berlini u përball me kritika për refuzimin e dërgimit të armëve në Kiev, ndryshe nga aleatët e tjerë perëndimorë, raporton Al Jazeera, përcjell lajmi.net

Gjermania ka një politikë të gjatë për mos eksportimin e armëve në zonat e luftës. Vendet që synojnë të eksportojnë armë gjermane duhet të aplikojnë për miratim fillimisht në Berlin. /Lajmi.net/