Gjermania dërgon Reichel në Kosovë, për tu njoftuar me situatën politike
PDK dhe Blloku nuk po arrijnë që të konstituojnë Kuvendin dhe të themelojnë institucionet të reja pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Lajme
Për të ndihmuar në tejkalimin e krizës politike, ish –ambasadori gjerman Ernst Reichel, i dërguari special i Ministrisë Gjermane të Punëve Jashtme për Europën Juglindore, ka arritur në Kosovë. Ardhja e tij është konfirmuar edhe nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
Zyrtar të ambasadë gjermane kanë thënë për express se Reichel është dërguar nga Berlini zyrtar për t’u njoftuar me situatën.
“Po, z. Reichel ndodhet në Kosovë, për tu njoftuar me situatën” kanë thënë për Express zyrtarë për media në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.
Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Ambasadori Reichel do të përpiqet t’i bindë përfaqësuesit e PDK-së dhe VLAN që të gjejnë në zgjidhje për bllokadën 5 muajshe në vend.
Ditëve të fundit në Gjermani kanë qëndruar zyrtarë të partive politike Lideri i LDK-së Isa Mustafa i cili ka takuar përfaqësues të Bundestagut dhe të partive politike si dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.