Gjermani: Ekspertët paralajmërojnë pushtimin nga milingonat, ndërprerje të energjisë dhe internetit

Alarmi i milingonave në Gjermani! Lloji pushtues “Tapinoma magnum” po shkakton bujë në jugperëndim. Krijesat e vogla formojnë koloni, pushtojnë shtëpitë dhe madje shkaktojnë ndërprerje të energjisë dhe internetit, shkruan Bild. Ekspertët në Shtutgart dhe Karlsruhe po hetojnë rastin, ndërkaq të prekura veçanërisht janë Baden-Württemberg dhe pjesë të tjera të Gjermanisë. Në Kehl, një kënd…

Bota

11/04/2025 23:39

Alarmi i milingonave në Gjermani!

Lloji pushtues “Tapinoma magnum” po shkakton bujë në jugperëndim. Krijesat e vogla formojnë koloni, pushtojnë shtëpitë dhe madje shkaktojnë ndërprerje të energjisë dhe internetit, shkruan Bild.

Ekspertët në Shtutgart dhe Karlsruhe po hetojnë rastin, ndërkaq të prekura veçanërisht janë Baden-Württemberg dhe pjesë të tjera të Gjermanisë.

Në Kehl, një kënd lojërash për fëmijë është mbyllur prej muajsh për shkak të kolonisë së këtyre milingonave.

Lloji i milingonave, me origjinë nga rajoni i Mesdheut, ka vite që po shumohet në jugperëndim.