Gjergj Dedaj thotë se po duan ta degradojnë, paralajmëron “informata shokuese”

Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj është deklaruar pas tërheqjes së njohjes së Kosovës, nga shteti i Burundit. Në një intervistë dhënë për Tribuna Channel, Gjergjaj e quan joserioz secilin shtet që “paradite e njeh shtetin e Kosovës, e pasdite e tërheq njohjen”.

Lajme

05/04/2018 22:00

Sipas tij, deklarimet e tij për shtetin e Burundit, nuk ka qenë shkaktar për tërheqjen e njohjes nga ky shtet. Madje, ai thotë që deklarata e tij është keqkuptuar për qëllime politike, me qëllim si ka thënë ai dëmtimin e imazhit të tij.

“Një shtet që paradite e njeh një vend, dhe pasdite ose të nesërmen e tërheq atë njohje, atëherë për mendimin tim ai shtet nuk është serioz. Unë e përshëndes cdo shtet në botë, cdo vend në botë që e njeh pavarësinë e Kosovës si e drejtë e popullit të Kosovës, e dëshmuar edhe në GJND, por e njohur edhe nga 115 vendet më të fuqishme të botës. Dhe deklarata ime është keqinterpretu për qëllime politike, e di edhe ku e kanë qëllimin – dëmtimin edhe të imazhin tim, dhe të aktivitetit tim”, ka thënë Gjergjaj.

 Madje, Dedaj paralajmëron që në momentin që do e “shpalos arsyen e keqkuptimit të deklaratës së tij, opinion publik do të shqetësohet shumë”.“Këto se gjoja dikush nga ne ka ndiku, këto janë manipulime. Unë e di arsyen pse, tash për tash nuk do ta them, e kur do ta them do të shqetësohet shumë opinion. Dmth është një qasje krejtësisht politike, është një qasje krejt për të na degradu. Se e thash kshtu ashtu unë përshembull si zëvendës ministër nuk kam asnjë qasje te ministri Pacolli”, ka thënë Gjergjaj.

Gjergjaj Dedaj, kohë më parë duke folur sesi  UÇK-ja e kishte arrestuar Veli Bytyqin – tash këshilltar i Thaçit, kishte thënë që “kur t’fol Gjergj Dedaj do gjana duhet me ndrru në Kosovë”, por që ende Dedaj vazhdon me deklarime, duke mos i shpalosur ato që pretendon se i di

YouTube player