Gjërat që shmangin rrezikun për kancer

Kanceri është sëmundje mjaft e përhapur gjatë viteve të fundit, teksa për të nuk është gjetur ende zgjidhja për shërim.

Lifestyle

27/03/2014 12:32

Për të mos ardhur deri te sëmundja e kancerit, ju duhet t’i largoni disa gjëra nga jeta juaj e përditshme, gjëra këto që shmangin rrezikun për këtë sëmundje.

 

Mbani një peshë të shëndetshme

Padyshim që pesha luan rol të madh te kjo sëmundje. 20% e femrave të Amerikës vdesin nga kanceri për shkak të peshës së madhe, teksa kjo përqindje është pak më e ulët te meshkujt, 14%.

Për këtë arsye, ju nuk duhet të kaloni në mbipeshë, pasi ndikon shumë në shëndetin tuaj.

Reduktojeni mishin e kuq

Nëse e hani këtë mish 5 apo më shumë herë gjatë javës, atëherë rreziku për kancer do të shtohet në 30%.

Sidoqoftë, edhe produktet e tjera të mishit si suxhuku dhe hot-dog, krijojnë probleme pothuajse të njëjta.

Vegjetarianët janë personat të cilat preken më vështirë nga kanceri, andaj kjo është arsye mjaft e mirë për të hequr dorë nga mishi.

Shijojeni kafeinën

Pirja e së paku një kafeje në ditë ul rrezikun për të pësuar kancer në mëlçi, tru, gojë dhe në fyt, teksa përdorimi i çajit të gjelbërt ul rrezikun për të pësuar kancer në mushkëri.