Gjërat që nuk i keni ditur për menopauzën

Nxehtësi trupore. Djersitje natën. Shtim të peshës. Dëshirë më të madhe për seks. Rezulton që ka shumë efekte anësore të menopauzës që pak njerëz flasin për to.

Lifestyle

04/01/2015 19:42

“Shumë gra mendojnë vetëm për një pjesë të vogël të simptomave kur ato e dëgjojnë fjalën ‘menopauzë’”, thotë Nieca Goldberg, drejtoreshë në Qendrën Universitare të Shëndetit të Grave në New York.

“Lajmi i mirë është se ky trancizion mund të jetë në të vërtetë një kohë e fuqizimit”, shton ajo.

Këtu janë gjërat të cilat mund të mos i keni ditur për menopauzën, plus këshilla për ta bërë këtë pjesë të jetës më të lehtë, transmeton Lajmi.net.

1. Zemra mund të rrahë më pak
Në kohën e menopauzës, shumë gra mund të përjetojnë rrahje më të vogla të zemrës, thotë Goldberg. “Në disa gra, këto rrahje mund të zhvillojnë një problem në zemër, por në disa të tjera është për shkak të flukseve hormonale”, thotë ajo.

2. Kolesteroli i keq mund të rritet
Rezulton që estrogjeni bën më tepër se veç që ndihmon rregullimin e periodave tuaja: Ai mban kolesterolin LDL (llojin e keq) të ulët dhe kolesterolin HDL (atë të mirin) të lartë. Kështu, përderisa estrogjeni zvogëlohet gjatë menopauzës, LDL tenton të rritet dhe HDL qëndron i njëjtë. Lajmi i mirë është që, thotë Goldberg, nëse keni një mënyrë jetese të shëndetshme gjatë menopauzës ju mund t’i parandaloni këto luhatje, transmeton Lajmi.net. Kështu që të bëni ushtrime të mjaftueshme dhe të hani një dietë të shëndetshme është mënyra më e mirë për të luftuar këto ndryshime të kolesterolit gjatë menopauzës.

3. Mund të ndjeheni më pak të shoqërueshëm
Nëse keni qenë shumë të shoqërueshëm, ju mund të befasoheni kur papritmas filloni të ndjeheni se duhet të kaloni më shumë kohë vetëm. “Menopauza është një periudhë medituese, që do të thotë se ju mund të përjetoni një ndryshim emocional që mund të ndikojë në jetën tuaj sociale”, thotë Holly Lucille, mjeke në Los Anxhelos. “Para menopauzës, gratë janë më të ngjara për t’u siguruar që fëmijët, partnerët apo prindërit e tyre të marrin atë çfarë kanë nevojë, dhe më pas ato kujdesen për veten”, thotë ajo. “Por, gjatë menopauzës, shumë gra fillojnë prioritizimin e vetës së tyre dhe të fillojnë të mendojnë vetëm për atë çfarë ato dëshirojnë, e jo çfarë dëshirojnë të tjerët”.

4. Do të keni flokë më të këqija

Përderisa temperatura e nxehtë e trupit rritet, flokët e rralla (ose edhe humbja e flokëve) është njëra nga simptomat e menopauzës, thotë Bank. “Flokët mund të bëhen të thata dhe të brishta për shkak të këtyre hormoneve të luhatshme që shkaktojnë thatësi të përgjithshme në trup”, shton ajo. Kështu që përdorni shamponë të butë për të trajtuar flokët e thatë dhe për të shmangur trajtimet kimike që mund t’i dobësojnë flokët edhe më shumë.

5. Në fakt ju mund të dëshironi më shumë seks
Ju kujtohet koha kur nuk ishit në kontrollin hormonal të lindjes, dhe hormonet tuaja luhatëse ju bënin të gjalla vetëm në një kohë të caktuar të muajit? E pra, ju jeni në një gjendje hormonale të ngjashme edhe tani, që do të thotë se dëshira për seks nuk do të zhytet në thellësitë e dëshpërimit. “Para menopauzës, ndërrimet hormonale mund të çojnë në ndryshime dramatike në estrogjen, që do të thotë se ju mund të ndjeheni shumë më shumë në humor”, thotë Dehn.

Nëse nuk po ndjeheni ‘e ndezur’, kjo mund të jetë për shkak të thatësisë vagjinale, e cila, ndryshe nga djersitja natën, nuk përmirësohet me kalimin e kohës. Vagjinat kanë shumë receptorë të estrogjenit, dhe përderisa nivelet e estrogjenit bien, jo vetëm vagjina bëhet më e thatë por gjithashtu bëhet më pak e aftë për t’u zgjeruar. “Vetëm për shkak se po kaloni nëpër menopauzë nuk do të thotë se duhet të ndaloni së bëri seks”, thotë Dweck. “Duke përdorur një lubrifikant silikoni me cilësi të lartë mund të lehtësojë marrëdhëniet tuaja seksuale të dhimbshme që shkaktohen nga thatësia vagjinale”, shton ajo, transmeton Lajmi.net.

6. Do të dremisni si një bebe

Edhe në qoftë se keni fjetur edhe më herët si një foshnje, menopauza mund të ndikojë në gjumin tuaj – që mund të merr kontroll të plotë të trupit tuaj, duke ndikuar në nivelet e energjisë, emocionet tuaja, peshën dhe madje edhe libidon tuaj. “Unë ju them pacienteve të mija që të përpiqen të koten për 20minuta çdo ditë”, thotë Dweck. Sa më të pushuara që jeni, aq më e lehtë do të jetë për ju që t’i menaxhoni simptomat tuaja.