Gjërat për të cilat njerëzit do e mënjanonin seksin

Seksi padyshim që për shumë persona është ndjenja më e mirë, mirëpo ekzistojnë edhe disa gjëra tjera për të cilat shumë persona do e mënjanonin seksin.

Lifestyle

07/04/2014 12:23

Gjumi

Një gjumë i mirë për shumë persona është një gjë shumë e rëndësishme. Në një analizë, përqindja më e madhe kanë votuar për një gjumë të mirë pa zhurma sesa për seksin.

Telefonat e mençur

Një punë e mirë nga kompanitë e mëdha të teknologjisë. Amerikanët edhe në mënyrë zyrtare më shumë janë të varur në iPhonat e tyre sesa në dëshirën për seks. Në një studim në vitin 2011, është mësuar se amerikanët më parë do hiqnin dorë për një javë nga seksi sesa nga telefoni i mençur.

Komplimentet

Një studim i bërë përsëri në vitin 2011 ka konfirmuar se personat e fazës së adoleshencës më shumë preferojnë të marrin komplimente nga gjinia e kundërt sesa të kenë një marrëdhënie seksuale.

Interneti

Në vitin 2008 është publikuar një studim i cili tregonte se 46% e femrave do të hiqnin më parë dorë nga seksi për 2 javë sesa nga çasja në internet, teksa për një gjë të tillë kanë votuar 30% e meshkujve. Ky numër në ditët e sotme është rritur dukshëm.

Rinia

Në vitin 2013 është bërë një studim ku është raportuar se 23% e femrave janë shprehur të gatshëm për të hequr dorë nga seksi për tërë jetën, vetëm për të mos u plakur shumë shpejtë.