Gjërat e “çuditshme” që i ndodhin trupit të femrës pas seksit

Shkëndija euforike që ndjeni pas seksit nuk është vetëm në mendjen tuaj … është gjithashtu e dukshme në fytyrën apo trupin tuaj.

Lifestyle

12/03/2019 23:41

Nga rrezatimi i lëkurës deri tek rritja e gjoksit, hulumtimet e reja tregojnë se përfitimet e seksit mund të zgjasin deri në 48 orë.

Por se çfarë ndodh me organizmin pas aktit seksual, atë do e shpjegojmë thjesht më poshtë!

Gjinj më të mëdhenj

Rritja e hormonit të oksicitinës, hormonit të kënaqësisë, forcon thithkat dhe bën areolën më të dukshme. Rritja e qarkullimit të gjakut dhe pompimi me shpejtësi, bën që indet rreth kraharorit të zgjerohen duke rritur masën e gjoksit.

Fytyrë e shkëlqyeshme

Çlirimi i endorfinës  që ka një efekt anti-inflamator në çehre tuaj, rrit gjithashtu nivelin e estrogjenit, i cili rrit elasticitetin e lëkurës dhe prodhimin e kolagjenit. Përkthimi: pak rrudha, më shumë shkëlqim!

Buzë më të plota

Përshpejtimi i qarkullimit të gjakut ndikon drejtpërdrejt në volumin e buzëve, pasi këto të fundit përshkohen shumë nga enët e gjakut.

Flokë më të shëndetshëm:

Orgazma përmirëson qarkullimin e gjakut edhe në skalpin e kokës. Si rrjedhim, forcohet më shumë rrënja e flokëve, bëhen më të shndritshme dhe më të gjata.

Duke qenë se orgazma mban të ulët tensionin e gjakut, ajo ngadalëson procesin e plakjes. Orgazma rrit gjithashtu nivelet e estrogjenit, duke rritur kolagjenin. Duke bërë edhe një gjumë të rehatshëm, parandalohet shfaqja e rrudhave.