Gjëra që duhet t’i dini për marrjen e ilaçeve gjatë shtatzënisë

Antidepresivët dhe ilaçe të tjera mund të jenë të domosdoshëm për njerëzit të cilët vuajnë nga simptomat e depresionit dhe ankthit si: mërzitje, irritim pa shkak apo apati.

Lifestyle

21/11/2016 20:45

Por marrja e këtyre pilulave gjatë kohës që ju jeni shtatzënë, kur humori juaj duhet të jetë i rregullt gjatë gjithë kohës mund të prekë fëmijën tuaj. Nancy Byatt fizikant dhe profesor i psikiatrisë në obstetri dhe gjinekologji në Universitetin Mjekësor të Massachusetts ka treguar për Cosmopolitan efektet anësore të këtyre ilaçeve dhe barnave të tjera.

Shtatzënë ose jo, depresioni është mjaft i zakonshëm dhe marrja e ilaçeve gjatë shtatzënisë është e dëmshme. Pasi femrat gjatë shtatzënisë duhet të kujdesen për humorin e tyre jo vetëm me anë të antibiotikëve.

Më e mira është që depresioni të trajtohet kur gruaja ende nuk është shtatzënë. Specialistët ende nuk kanë dalë në përfundime sesa e dëmton depresioni foshnjën, por sipas studimeve marrja e antibiotikëve për fëmijën mund të jetë fatale, shkruan revista Shije. Këshillat e përgjithshme përfshijnë shmangien e të gjitha barnave, alkoolit, duhanpirjes, vitaminës A (për shkak të teratogjenitetit-defekteve të foshnjës), dhe nga ana tjetër rekomandohet marrja e acidit folik (400 mcg) për zvogëlimin e rrezikut nga defekti i tubave neurale.

Parimi i përgjithshëm është shmangia ose zvogëlimi i përdorimit të barnave (nëse është i mundshëm), sidomos në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Depresioni- Për mjekimin e depresionit barnat e zgjedhjes së parë janë amitriptilina dhe imipramina.

Rekomandohet që fluokstina të përdoret vetëm në rastet kur amitriptilina dhe imipramina nuk kanë efekt ose në rast të rrezikut të lartë nga vetëvrasja e shtatzënës.