Gjeni apo përtac? Ja çfarë ka bërë një programer
Një projekt qesharak është bërë i popullarizuar në GitHub, webfaqen ku programerët i ndajnë me njëri-tjetrin programet që i krijojnë.

Fun
Projekti qesharak ishte shpërndarë nga programeri i quajtur Nihad Abbasov, i njohur si “Narkoz” në GitHub.
Narkoz thotë se kodet u krijuan nga një tjetër programer. Ai e tregon storjen në këtë mënyrë: “Ishte një programer i cili e la punën për një kompani tjetër, një lloj programeri që i duheshin vetëm 90 sekonda për ta shkruar kodin që dëshironte. Pasi e la punën për një punë të re, bashkëpunëtorët e tij të mëhershëm shikuan punën që ai kishte bërë aty dhe zbuluan se ai kishte lënë gjithçka në mënyrë automatike, duke përfshirë punën që bënte, marrëdhënien dhe kafenë”.
Ai kishte programuar një kod i cili i dërgonte një mesazh me tekst gruas së tij “vonohem në punë” dhe në mënyrë automatike kishte lënë disa arsye që të përzgjidheshin nga një listë, për ta arsyetuar vonesën, transmeton lajmi.net.
Ai kishte shkruar edhe një kod tjetër për një klient të cilin nuk e pëlqente. Kodi skanonte inboxin e tij në mënyrë automatike për të shikuar për mesazhe të reja dhe sa herë që ai klient kishte shkruar fjalën “ndihmë”, “telashe” dhe “më vjen keq”, kodi në mënyrë automatike hynte në databazën e tij dhe i kthente mesazh: “Mos u brengos shok, bëj kujdes herën tjetër”.
Me një tjetër kod, ai kishte bërë që nëse nuk ishte në punë, të dërgoheshin mesazhe arsyetimi të tilla si “nuk ndjehem mirë, do të punoj nga shtëpia”.
Por, e dini cili ishte kodi më i mirë? Ai kishte shkruar një kod i cili priste 17 sekonda, dhe më pas hakeronte makinën e kafes dhe porosiste një kafe për të. Ai kishte programuar kodin që të priste edhe 24 sekonda të tjerë përpara se të fillonte ta mbushte gotën me kafe – koha e saktë sa i duhej atij të ecte nga zyra deri tek makina e kafesë, për ta marrë atë. Gjeni apo jo? (lajmi.net)