Gjenerata e parë e “Trajner Sportiv” diplomon 31 trajnerë në Kosovë
31 kandidatë të gjeneratës së parë kanë diplomuar në programin e edukimit “Trajner Sportiv”, të organizuar nga Akademia Olimpike e Kosovës (AOK), e cila vepron në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Të diplomuarit u përgëzuan nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, si dhe nga udhëheqësit e AOK-ut, Fitim Arifi dhe Diellza…
Sport
31 kandidatë të gjeneratës së parë kanë diplomuar në programin e edukimit “Trajner Sportiv”, të organizuar nga Akademia Olimpike e Kosovës (AOK), e cila vepron në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Të diplomuarit u përgëzuan nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, si dhe nga udhëheqësit e AOK-ut, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi, të cilët edhe ndanë diplomat, duke vlerësuar rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e sportit në vend.
Akademia Olimpike e Kosovës ofron studime të rregullta në programin e nivelit të pestë sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-060 “Për Kualifikimet Kombëtare”. Programi “Trajner Sportiv” është profesion i klasifikuar në Librin e Klasifikimeve të Profesioneve në Kosovë dhe synon përgatitjen profesionale të trajnerëve, duke i pajisur ata me njohuri dhe kompetenca për trajnim, edukim dhe menaxhim individual dhe grupor në disiplinat sportive.