Gjenerali Garffer shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është mbajtur mbledhja solemne ku u shpall Gjenerali Garffer, “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit. Komuna e Deçanit përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky titull simbolik është një shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm të Gjeneralit Garffer në forcimin e…

Lajme

08/04/2025 16:22

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është mbajtur mbledhja solemne ku u shpall Gjenerali Garffer, “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit.

Komuna e Deçanit përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky titull simbolik është një shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm të Gjeneralit Garffer në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, mbështetjes së paçmueshme për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, si dhe angazhimin e tij të palodhur për paqen dhe zhvillimin e Kosovës.

“Ky titull nderi është një dëshmi e lidhjeve të forta mes popullit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe një angazhim i përbashkët për një të ardhme më të ndritur për brezat që vijnë.

Kryetari Ramosaj e faleminderoj Gjeneralin Garffer për gjithçka që keni bërë për Deçanin dhe për Kosovën”, thuhet në njoftimin e Komunës së Deçanit. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: