Gjenerali Breedlove nesër në Kosovë
Gjenerali Breedlove nesër në Kosovë Komandanti Suprem e NATO-së, Gjenerali Philip M. Breedlove, nesër do të vijë në vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të takohet me krerët më të lartë të shtetit, raporton lajmi.net.

Lajme
Situata e sigurisë në Kosovë dhe zhvillimet e fundit në këtë rrafsh, pritet të jenë tema kryesore e takimeve që do të zhvillojë në Kosovë, Komandanti Suprem e NATO-së, Gjenerali Philip M. Breedlove.
Ardhjen dhe takimet e tij me zyrtarët më të lartë të shtetit janë e kanë paralajmëruar zyra e KFOR-it në Kosovë si dhe institucionet e tjera të vendit si zyra e Presidentes dhe ajo e Kryeministrit, raporton lajmi.net.
Breedlove pritet të vizitojë fillimisht komandën qendrore të KFOR-it në Prishtinë dhe të takohet me gjeneral majorin Guglielmo Luigi Miglietta, komandantin e 5 mijë e 500 trupave që kujdesën për sigurinë e Kosovës, raporton lajmi.net.
Takimi me kryeministrin Isa Mustafa do të fillojë në orën 16:00, ndërkohë, vetëm gjysmë ore më vonë, Breedlove në orën 16:30 minuta do të takohet me Presidenten e shtetit, Atifete Jahjaga .
Sidoqoftë, pavarësisht rëndësisë së këtyre takimeve, nuk pritet ndonjë deklarim për media, pasi në të dy rastet, nuk është parashikuar të ketë ndonjë konferencë për media, raporton lajmi.net..
Në vitin 1999, trupat e KFOR-it në Kosovë numëronin 50 mijë ushtarë, kurse gjatë viteve, me përmirësimin e situatës së sigurisë, ky numër ka rënë gradualisht.
Tani KFOR-i numëron vetëm 5.500 pjesëtarë./lajmi.net