Gjeneral Clark pritet nga Maqedonci, u informua për arritjet e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në zyrën e tij gjeneralin Ëesley Clark, ish-komandantin e forcave të NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë. Maqedonci në këtë takim i shprehu mirënjohjen Wesley Clark për udhëheqjen e fushatës ajrore të NATO-s, kundër forcave ushtarake të regjimit pushtues serb. Tutje në njoftim thuhet se ministri e e…

Lajme

14/11/2024 14:29

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në zyrën e tij gjeneralin Ëesley Clark, ish-komandantin e forcave të NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë.

Maqedonci në këtë takim i shprehu mirënjohjen Wesley Clark për udhëheqjen e fushatës ajrore të NATO-s, kundër forcave ushtarake të regjimit pushtues serb.

Tutje në njoftim thuhet se ministri e e informoi Gjeneralin Clark në mënyrë të detajuar mbi përparimin e ndjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në realizimin e objektivave të dakorduara në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Ai theksoi se niveli i lartë i profesionalizmit që Forca e Sigurisë së Kosovës dëshmon sot, para së gjithash, është rezultat i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet vendeve tona, për çka kontributi i Gjeneralit Clark ka qenë dhe mbetet tejet i rëndësishëm.

“Takime si ky na japin emocion dhe janë rikujtues i kohërave të vështira të angazhimit të përbashkët për liri. Kur po luftonim me bashkëluftëtarë kundër së keqes që i kanosej vendit tonë, ndihma nga ajri përmes NATO-s ishte vendimtare për përmbylljen e luftës. Wesley Clark, po komandonte forcat e NATO-s në ndërhyrjen humanitare që do të ndryshonte përgjithmonë të ardhmen e vendit tonë”, tha Maqedonci. /Lajmi.net/