Gjendje e rëndë në fshatin Piranë në Prizren, shkaku i vërshimeve
Vërshimet në Kosovë kanë goditur shumë qytete. Reshjet e shiut që ishin gjatë ditës së djeshme e kanë vështirësuar tej mase jetën e qytetarëve, transmeton lajmi.net. Në disa fotografi që ka siguruar lajmi.net, shihet gjendje tejet e rënduar në fshatin Piranë në Prizren. Vërshimet kanë dëmtuar shtëpitë dhe tokat bujqësore atje. Edhe kryetari i kësaj…
Lajme
Vërshimet në Kosovë kanë goditur shumë qytete.
Reshjet e shiut që ishin gjatë ditës së djeshme e kanë vështirësuar tej mase jetën e qytetarëve, transmeton lajmi.net.
Në disa fotografi që ka siguruar lajmi.net, shihet gjendje tejet e rënduar në fshatin Piranë në Prizren.

Vërshimet kanë dëmtuar shtëpitë dhe tokat bujqësore atje. Edhe kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se disa fshatra të qytetit janë përballur me vërshime më të mëdha, por që ekipet emergjente po bëjnë gjithçka që është e mundur.
Shkaku i vërshimeve në shumë qytete, Ministria e Arsimit ka marrë vendim dje të shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit shkollor./lajmi.net/