Gjendje e qetë në pikat kufitare, pa kolona dhe me pritje minimale
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se qarkullimi në të gjitha pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pengesa, ndërsa nuk janë regjistruar kolona në hyrje apo dalje të vendit. Sipas përditësimit të fundit, pritjet për automjetet në shumicën e pikave kufitare zgjasin nga tre deri në pesë minuta, duke mundësuar kalim…
Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se qarkullimi në të gjitha pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pengesa, ndërsa nuk janë regjistruar kolona në hyrje apo dalje të vendit.
Sipas përditësimit të fundit, pritjet për automjetet në shumicën e pikave kufitare zgjasin nga tre deri në pesë minuta, duke mundësuar kalim të shpejtë për udhëtarët, transmeton lajmi.net.
Pika kufitare në Han të Elezit paraqet pritjen më të gjatë, ku automjetet që hyjnë në Kosovë presin nga pesë deri në dhjetë minuta, ndërsa në dalje koha e pritjes mbetet nga tre deri në pesë minuta.
Edhe për automjetet e transportit të mallrave situata është stabile. Kamionët po kalojnë kufirin pa kolona, me kohë pritjeje që varion nga tre deri në pesë minuta në të gjitha pikat kufitare.
Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë gjendjen në pikat kufitare para nisjes së udhëtimit, pasi fluksi i automjeteve mund të ndryshojë gjatë ditës, sidomos në sezonin veror./lajmi.net/
