Gjendja e të plagosurit në Gjilan vazhdon të jetë e rëndë – QKUK jep detaje

40-vjeçari Arsim Krasniqi, i cili u plagos mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri pranë një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas njoftimit paraprak, ai fillimisht është pranuar në Qendrën Emergjente, ku më pas është dërguar në sallën e operacionit. Në ndërhyrje kanë…

Lajme

05/02/2026 10:46

40-vjeçari Arsim Krasniqi, i cili u plagos mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri pranë një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas njoftimit paraprak, ai fillimisht është pranuar në Qendrën Emergjente, ku më pas është dërguar në sallën e operacionit. Në ndërhyrje kanë qenë të përfshira ekipet e Ortopedisë, Kirurgjisë Vaskulare dhe Anestezionit.

Më pas, Krasniqi është transferuar në Njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror (MIQ), ku ende po vazhdon të marrë trajtim të specializuar dhe mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.

Lidhur me këtë shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Shaqir Uka, ka konfirmuar për lajmi.net se pacienti vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, megjithëse parametrat vital për momentin janë stabilë.

“Pacienti vazhdon të marrë tretmanin mjekësor në Mjekimin Intensiv. Gjendja e përgjithshme vazhdon të mbetet e rëndë, edhe pse parametrat vital për momentin janë stabilë”, tha Uka. /Lajmi.net/