Gjendja e edukatores së sulmuar në Pejë është stabile
Spitali i Pejës ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të edukatores e cila u sulmua nga një nxënës me një mjet të fortë në një kopsht të qytetit. Sipas njoftimit të spitalit, pas ekzaminimit dhe ofrimit të të gjitha shërbimeve të nevojshme mjekësore, gjendja e pacientes është vlerësuar si stabile. Ajo është liruar nga spitali…
Lajme
Spitali i Pejës ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të edukatores e cila u sulmua nga një nxënës me një mjet të fortë në një kopsht të qytetit.
Sipas njoftimit të spitalit, pas ekzaminimit dhe ofrimit të të gjitha shërbimeve të nevojshme mjekësore, gjendja e pacientes është vlerësuar si stabile. Ajo është liruar nga spitali për të vazhduar trajtimin e mëtejshëm sipas rekomandimeve të mjekëve, transmeton lajmi.net.
Spitali thekson se do të vazhdojë të ndjekë gjendjen e saj dhe të sigurojë kujdes të specializuar për nevojat shëndetësore të pacientes.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR MEDIA DHE PUBLIKUN
Sot, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është pranuar një paciente e lënduar si pasojë e goditjes me mjete të forta.
Pas ekzaminimit mjekësor dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme shëndetësore, gjendja e pacientes është vlerësuar stabile dhe e njëjta është liruar për trajtim të mëtutjeshëm sipas rekomandimeve mjekësore./lajmi.net/