Gjendet vajzat e zhdukura në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dhe janë kthyer tek familja, vajzat të cilat ishin zhdukur më 10 qershor nga shtëpia. Për to, ishte raportuar në Polici se janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre, shkruan lajmi.net. “Prizren / 10.06.2025 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimat kosovarë…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dhe janë kthyer tek familja, vajzat të cilat ishin zhdukur më 10 qershor nga shtëpia.
Për to, ishte raportuar në Polici se janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre, shkruan lajmi.net.
“Prizren / 10.06.2025 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimat kosovarë janë largur nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 12.06.2025 viktimat janë gjetur dhe kthyer tek familja”, thuhet në raportin e Policisë.