Gjendet trupi i pajetë i 4-vjeçarit që ra në kanalin e Ibër – Lepencit
Është gjetur trupi i pajetë i 4-vjeçarit i cili dje ra në kanalin e Ibër – Lepencit. Viktima që nga dita e djeshme ishte raportuar si i zhdukur, kurse që nga momenti që kjo ishte raportuar, në terren kanë dalë njësitet e FSK-së dhe Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net. Rrethanat se si ka rënë ky…
Lajme
Është gjetur trupi i pajetë i 4-vjeçarit i cili dje ra në kanalin e Ibër – Lepencit.
Viktima që nga dita e djeshme ishte raportuar si i zhdukur, kurse që nga momenti që kjo ishte raportuar, në terren kanë dalë njësitet e FSK-së dhe Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Rrethanat se si ka rënë ky fëmijë në këtë kanal nuk dihen.
Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, mirëpo që të njëjtit deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kanë dhënë ndonjë informatë. /Lajmi.net/