Gjendet trupi i pajetë i 26 vjeçarit nga Prizreni që ishte raportuar i zhdukur pranë Urës së Fshajtë
Është gjetur trupi i pajetë i 26 vjeçarit nga Prizreni, Arban Hisari që ishte raportuar i zhdukur javë më parë. Policia e Kosovës, FSK dhe ekipet e tjera të shpëtimit kishin filluar kërkimet për të, pasi i njëjti u raportua i zhdukur më 24 dhjetor 2024. Operacioni kishte filluar më 11 janar 2025, rreth orës…
Lajme
Është gjetur trupi i pajetë i 26 vjeçarit nga Prizreni, Arban Hisari që ishte raportuar i zhdukur javë më parë.
Policia e Kosovës, FSK dhe ekipet e tjera të shpëtimit kishin filluar kërkimet për të, pasi i njëjti u raportua i zhdukur më 24 dhjetor 2024.
Operacioni kishte filluar më 11 janar 2025, rreth orës 11:00 në lumin Drini i Bardhë, pranë Urës së Fshajtë, transmeton lajmi.net.
Pas disa ditëve kërkimi të vazhdueshëm sot është gjetur trupi i pajetë i tij.
Në operacion ishin përfshirë sektori Rajonal i Hetimeve të Prizrenit, patrullat policore nga Gjakova dhe ekipi i Kërkim-Shpëtimit i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i thirrur me kërkesë të Policisë.
Në lidhje me gjetjen e trupit të 26 vjecarit nuk janë dhënë ende detaje shtesë nga Policia e Kosovës./Lajmi.net/