Gjendet shëndoshë e mirë 76-vjeçari nga Fushë Kosova
Qani Rexhepin, 76-vjeçari nga Fushë Kosova i cili u raportua i zhdukur nga familjarët, është gjetur shëndoshë e mirë në Prishtinë. Familjarët kërkuan ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij pasi ai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. I moshuari është gjetur nga një qytetare në një rrugë në lagjen “Bregu i…
Lajme
Qani Rexhepin, 76-vjeçari nga Fushë Kosova i cili u raportua i zhdukur nga familjarët, është gjetur shëndoshë e mirë në Prishtinë.
Familjarët kërkuan ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij pasi ai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.
I moshuari është gjetur nga një qytetare në një rrugë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.