Gjendet pranë vijës kufitare Kosovë-Serbi një person i zhdukur në Kllokot
Një person i cili ishte zhdukur dje në Komunën e Kllokotit, është gjetur sot nga Policia e Kosovës dhe FSK. Ai është gjetur afër pikës kufitare Kosovë-Serbi, saktësisht në fshatin Kokaj, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani i cili ka thënë se gjendja shëndetësore…

Lajme
Një person i cili ishte zhdukur dje në Komunën e Kllokotit, është gjetur sot nga Policia e Kosovës dhe FSK.
Ai është gjetur afër pikës kufitare Kosovë-Serbi, saktësisht në fshatin Kokaj, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani i cili ka thënë se gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe e mirë.
“Sot me datën 13.05.2025 si rezultat i angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional të Njësive Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është lokalizuar dhe gjetur personi i raportuar si i zhdukur më 12.05.2025 në komunën e Kllokotit. Personi është gjetur sot në orët e pasditës në një zonë pyjore afër vijës kufitare Kosovë-Sërbi në fshatin Kokaj dhe menjëherë pas gjetjes, ai është trajtuar nga ekipet mjekësore dhe sipas vlerësimeve gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe e mirë. Policia e Kosovës falënderon të gjitha njësitë e angazhuara dhe qytetarët që ofruan informacione të vlefshme për gjetjen e personit të zhdukur”, ka thënë Osmani.