Gjendet pa shenja jete një taksist në veturën e tij në Prizren
Sot, menjëherë pas mesnate, një person në Prizren është gjetur pa shenja jete në veturën e tij. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se viktima është A.S, 55 vjepar, taksist që po priste në automjetin e parkuar në një vendparkim të rezervuar…
Lajme
Sot, menjëherë pas mesnate, një person në Prizren është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se viktima është A.S, 55 vjepar, taksist që po priste në automjetin e parkuar në një vendparkim të rezervuar për TAXI.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit. Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Bytyqi.
Ai gjithashtu ka thënë se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë.
“Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rasti vazhdon të hetohet si “Hetim I Vdekjes” , në bashkërendim me Prokurorinë”, ka shtuar Bytyqi. /Lajmi.net/