Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje
Një person është gjetur pa shenja jete sot në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Lajme
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se rreth orës 12:00, kanë pranuar informatën për një trup të pa jetë në një veturë.
Sipas Borovcit bazuar në të dhënat e para, ka elemente të cilat qojnë në dyshimin se rasti ka të bëjë me vetëvrasje.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit“, tha Borovci./Lajmi.net/