Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, ende nuk dihet identiteti

Një person është gjetur pa shenja jete në Livoq të Epërm të Gjilanit. Policia njofton se ende nuk dihet identiteti i viktimës, mirëpo trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. “VDEKJE E DYSHUAR- Livoq i Epërm, Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes…

Lajme

16/06/2024 09:09

Një person është gjetur pa shenja jete në Livoq të Epërm të Gjilanit.

Policia njofton se ende nuk dihet identiteti i viktimës, mirëpo trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

“VDEKJE E DYSHUAR- Livoq i Epërm, Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”