Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan, dje (e martë) rreth orës 07:20 në mëngjes. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Gjilan…

Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan, dje (e martë) rreth orës 07:20 në mëngjes.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Gjilan / 03.06.2025 – 07:20. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/