Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Policia e Kosovës, njofton se është gjetur një person pa shenja jete të shtunën, në Gjilan, rreth orës 13:30 Në vendngjarje kanë dalë prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore, shkruan lajmi.net. PK bënë të ditur se janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar…

Lajme
Policia e Kosovës, njofton se është gjetur një person pa shenja jete të shtunën, në Gjilan, rreth orës 13:30
Në vendngjarje kanë dalë prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore, shkruan lajmi.net.
PK bënë të ditur se janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
Gjilan 24.12.2022 – 13:31. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendngjarje kanë dalur prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.