Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Prishtinë, trupi dërgohet për obduksion

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. Rasti është raportuar më 14 gusht, rreth orës 16:00. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur pa shenja jete në banesë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. “Është raportuar se viktima m/k është gjetur pa shenja jete në…

Lajme

16/08/2026 08:48

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Rasti është raportuar më 14 gusht, rreth orës 16:00.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur pa shenja jete në banesë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

“Është raportuar se viktima m/k është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po hetohet nga organet kompetente si “Hetim mbi vdekjen”. /Lajmi.net/