Gjendet pa shenja jete një grua në Zubin Potok, Policia po e heton vdekjen
Një femër është gjetur pa shenja jete në fshatin Velibreg të Zubin Potokut dje rreth orës 14:45. Në vend të ngjarjes kanë dal Policia dhe ekipi mjekësor që kanë konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan lajmi.net. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet. “Fsh. Velibreg, Zubin Potok 29.10.2025 – 14:45. Është…
Lajme
Një femër është gjetur pa shenja jete në fshatin Velibreg të Zubin Potokut dje rreth orës 14:45.
Në vend të ngjarjes kanë dal Policia dhe ekipi mjekësor që kanë konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan lajmi.net.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet.
“Fsh. Velibreg, Zubin Potok 29.10.2025 – 14:45. Është raportuar se viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/